Siguri e Garantuar
Autobusët tanë i nënshtrohen kontrolleve të rregullta teknike për të siguruar udhëtim pa asnjë shqetësim.
Mëso më shumëOfrojmë zgjidhje të besueshme transporti për stafin e kompanive dhe udhëtime të organizuara turistike në të gjithë vendin.
Kush jemi
Mbi 15 vjet më parë e nisëm punën me një objektiv të qartë: t'ju ofrojmë pasagjerëve tanë një udhëtim të sigurt, me orare të sakta dhe mjete komode.
Sot, Kenga Bus është partneri kryesor i dhjetëra kompanive lokale që na besojnë lëvizjen e përditshme të punonjësve të tyre.
E dimë se një shërbim i mirë nuk ka të bëjë vetëm me mbërritjen në destinacion, por me përkujdesjen, pastërtinë e mjetit dhe mirësjelljen e drejtuesit gjatë çdo rruge.
Na kontaktoni
Qasja jonë
Nga kërkesa juaj e parë deri te mbërritja, ndjekim të njëjtin proces me çdo klient.
Dëgjojmë me vëmendje nevojat e kompanisë suaj për të përzgjedhur mjetin dhe linjën më të përshtatshme.
Përcaktojmë pikat e nisjes, itinerarin dhe oraret përpara bashkëpunimit për të garantuar rrjedhshmëri.
Rehatia, pastërtia dhe ambientet e klimatizuara garantojnë një udhëtim sa më të këndshëm.
Jemi gjithmonë të disponueshëm për t'ju përgjigjur pyetjeve dhe për të përshtatur oraret kur ju nevojitet.
Vlerat tona
Parimet që udhëheqin çdo shërbim tonin për t'ju garantuar siguri, korrektësi dhe rehati maksimale.
Autobusët tanë i nënshtrohen kontrolleve të rregullta teknike për të siguruar udhëtim pa asnjë shqetësim.
Mëso më shumëShërbim korrekt dhe i vazhdueshëm për bizneset që mbështeten te ne për transportin e përditshëm.
Mëso më shumëShoferë të përkushtuar me përvojë të gjatë në rrugë, që kujdesen me sjellje e respekt për pasagjerët.
Mëso më shumëRespektojmë oraret e përcaktuara sepse e dimë rëndësinë e kohës suaj dhe organizimit të punës.
Mëso më shumëPërshtatim linjat, stacionet dhe oraret sipas kërkesave specifike të grupeve ose kompanive.
Mëso më shumëMjetet tona ofrojnë ndënjeëse komode, ajër të kondicionuar dhe ambiente të pastra për çdo udhëtar.
Mëso më shumëKemi krijuar partneritete afatgjata me biznese si Albtelecom dhe BKT, si dhe me ndërmarrje të tjera që kërkojnë seriozitet dhe transport të sigurt për punonjësit e tyre.
Bashkëpunimet
Prej vitesh bashkëpunojmë me kompani vendase dhe ndërkombëtare duke u ofruar shërbim fiks dhe të organizuar çdo ditë.
Rezultati i punës sonë është besueshmëria e pasagjerëve dhe marrëdhëniet e qëndrueshme me secilin prej partnerëve tanë.
Na kontaktoni sot për të marrë një ofertë të personalizuar dhe për të diskutuar të gjitha detajet e itinerarit.
Na kontaktoni